Talenti Kubo i tregon Hazardit se i shikonte videot e tij para ndeshjeve

22:50 | 14 Korrik 2019
Arbresh Info

Talenti i Real Madridit, Takefusa Kubo, ka treguar se ai i ka shikuar video nga paraqitjet e Eden Hazardit, para se të zhvillonte një ndeshje të tij.

Talenti japonez që njihet si ‘Messi Japonez’, u transferua te Los Blancos nga FC Tokyo në këtë verë, derisa ishte kërkuar edhe nga Barcelona.

Por, Kubo me sa dukej po e priste me padurim takimin me ish-anëtarin e Chelseat në seancat stërvitore, duke i treguar më tej sekretin e tij.

“I kam shkuar videot e tua para përballjeve të mia”, i ka thënë ai yllit belg, para se të fillonin seancën stërvitore për takimet para sezonale.

Talenti 18-vjeçar thuhet se ka befasuar Zinedine Zidanen me paraqitje që ka bërë te skuadra japoneze, andaj vendosi që ta merrte në turneun që do ta zhvillojë skuadra spanjolle në Australi dhe në Amerikë.

Nëse Kubo arrin ta bindë trajnerin francez në ndeshjet parasezonale, atëherë do t’i garantohet futja në skuadrën e parë dhe të luajë disa përballje në sezonin e ri.

https://twitter.com/BlancoTalks/status/1150395837081669634

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme