Google ADS

Shpërthimi i një makine në Fier sjell panik mes qytetarëve

21:27 | 14 Korrik 2019
Arbresh Info

Digjet një makinë në lagjen 1 Maji në qytetin e Fierit.

Automjeti ka shpërthyer në flakë, sapo drejtuesi i saj ka zbritur. Dyshimet e para janë se makina ka shpërthyer si shkak i një shkëndije elektrike.

Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Makina është në pronësi të shtetasit Aurel Hoxha. Makina e djegur është tip “Ford”, naftë, me targat AA792 EL.

Banorë të lagjes janë trembur në momentin që kanë dëgjuar shpërthimin. Po punohet për të zbuluar shkakun pse ka rënë zjarri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme