Qeveria është duke i mbajtur gjallë trupat jokushtetues për dialogun me Serbinë.
Është duke e bërë këtë nëpërmjet mbajtjes në fuqi të një vendimi, me të cilin mbulohen pagat dhe shpenzimet e tjera, qoftë të Delegacionit shtetëror, qoftë të Zyrës së koordinatorit administrativ të dialogut, e cila ishte ngritur që të punojë për llogari të këtij delegacioni.
Më 24 dhjetor të vitit të shkuar kur Qeveria e kishte aprovuar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit, kishe nxjerrë edhe vendimin për mbështetje financiare të këtij trupi jashtinstitucional.
“Ndahen mjete financiare në vlerë 300.000.00 (treqind mijë) euro sipas kërkesës së Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë”, thuhet në pikën e parë të vendimit. “Mjetet nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e paparashikuara… dhe barten në Zyrën e kryeministrit, nën programin e kabinetit të kryeministrit me kod 10700 në kategorinë e shpenzimeve – Mallrat dhe Shërbimet”.
Dokumenti obligon Ministrinë e Financave dhe Zyrën e kryeministrit për zbatimin e vendimit. Kësisoj, ai është duke u zbatuar ende, ani se ka më shumë se dy javë prej kur Gjykata Kushtetuese ka publikuar një Aktgjykim, sipas të cilit është jokushtetues Projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit, i cili ishte miratuar në Kuvend, pas sponsorizimit nga Qeveria. Me këtë aktgjykim, antikushtetues është shpallur edhe Delegacioni shtetëror, e për pasojë edhe trupat vartës të tij, sikur është Zyra e koordinatorit administrativ të Dialogut.
Një burim i Kohës Ditore në kabinetin e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe një tjetër në Ministrinë e Financave kanë treguar të njëjtën gjë: financimi i trupave jokushtetues për dialogun do të bëhet për aq kohë sa vendimi është në fuqi.
“Vendimi i Qeverisë nuk ua lë mundësinë institucioneve të heqin dikë nga pagat”, ka thënë një burim në Ministri.
Të njëjtën e kanë pohuar jozyrtarisht edhe në kabinetin e kryeministrit. Një burim në këtë zyrë, i cili ka thënë të jetë kundër asaj çfarë po vepron Qeveria, ka thënë të ketë pasur sugjerime konkrete për t’i dhënë fund çështjes.
“Menjëherë pas publikimit të aktgjykimit, e di që nga administrata ka ardhur sugjerimi që vendimi duhet të anulohet, por as kryeministri dhe as të tjerët nga koalicioni nuk kanë qenë të interesuar t’i ndërpresin financat për Delegacionin shtetëror dhe as për Zyrën e koordinatorit administrativ”, ka thënë ky burim. “Ky trup i ndërtuar për dialogun është i vendosur në Ministrinë e Diasporës, mirëpo financat i kanë nga ne (Zyra e kryeministrit v.j.)”.
Deri në shpalljen e aktgjykimit të Kushtetueses, këta trupa jashtinstitucionalë kishin shpenzuar rreth 43 mijë euro. Si shpenzime udhëtimi ishin deklaruar 22.251 euro, për akomodim dhe ushqim gjatë një punëtorie në Tiranë 3.452 euro, e për paga 17.060 euro. Mbështetur në një vendim që kishte nxjerrë Delegacioni, Zyra e koordinatorit administrativ të dialogut do të përbëhej nga 14 të punësuar. Institucionet kanë mbajtur fshehtë numrin e të rekrutuarve deri tash.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...