Google ADS

Federer: Do të përpiqem ta harroj këtë finale

21:08 | 14 Korrik 2019
Arbresh Info

Roger Federer dukej i emocionuar pas duelit në finalen e Wimbledonit, të cilën e humbi nga Novak Djokovic.

“Do të përpiqem ta harroj këtë finale, mirëpo ishte një duel i shkëlqyer!”, ka thënë zvicerani pas përballjes.

“Ishte gjatë dhe kishte gjithçka. Unë i kisha shanset e mia, por edhe ai i kishte. Duhet të jem i kënaqur me paraqitjen time. Por, urime Novakut, ishte çmenduri”.

“Shpresoj t’u jap njerëzve tjerë një shans për të besuar anekënd botës. Dhashë gjithçka që kisha dhe akoma mund të qëndroj në këmbë. Shpreson që të mund të thuhet e njëjta për të gjithë 37-vjeçarët”.

“Fëmijët e mi nuk do të gëzohen me pjatën (trofeun), ata do të ishin të gëzuar me atë të artën. Mirëpo, është në rregull, do të kthehem të bëj punën e babait dhe të burrit”, ka thënë më tej Federer. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme