Google ADS

Policia jep detaje për mbytjen e 25 vjeçares në kanionin e Holtës, dalin pamjet e ujit që bllokoi pushuesit

19:44 | 14 Korrik 2019
Arbresh Info

Policia ka reafguar zyrtarisht përmes një komunikate në lidhje me ngjarjen e rëndë në kanionin e Holtës në Gramsh, ku një 25 vjeçari u gjet e mbytur, ndërsa një sërë personash kërkuar për ndihmë për shkak se kishin ngecur në kanion.

Policia sqaron se përveçse rastit tragjik të 25 vjeçares, e identifikuar si Tila Sallaku, të tjerët janë të palënduar dhe janë shpëtuar nga pulmbarët e RENEA-s dhe forcave zjarrfikëse.

Kujtojmë se më parë autoritetet nxorrën nga kanioni 4 fëmijë të vegjël të cilët rrezikonin jetën. Disa pushues ngecën për shkak të rritjes së nivelit të ujit si pasojë e reshjeve të shumta.

NJOFTIMI I POLICISË:

Personat  qe kishin humbur kontaktet  ne kanionet e Gramshit jane gjetur nga Policia dhe Zjarrfikesit.

Ne dalje te kanionin nje vajze rreth 25 vjece nga Lushnja eshte gjetur e pa jete si pasoje e rrembimit nga rryma e fuqishme e ujit, ndersa dy te tjeret nuk kane probleme per jeten.

Edhe  personat e tjere qe u gjeten me pare  nga policia nuk kane probleme per shendetin.  Ne operacionin e kerkim-shpetimit eshte perfshire edhe Renea me polumbaret e saj.

Nderkohe vijon krehja e zones se kanioneve per tu siguruar qe ska persona te tjere qe mund te kene nevoje per ndihme.

Më poshte disa foto te publikuara nga Report tv nga vendi i ngjarjes:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme