Google ADS

Hoti ironizon me Bytyqin: Fatkeqësi që Kosova sot nuk ka Ministër të Arsimit

18:47 | 14 Korrik 2019
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një letre të cilën e ka marrë nga Bashkësia Lokale e Karaçevës së Poshtme të Kamenicës ka hedhur kritika ndaj MASHT-it lidhur me rënien e numrit të nxënësve në shkolla, si dhe qasjen, siç thotë ai, arbitrare e administrative të Kryetarit të Komunës, raporton Gazeta Blic.

Hoti në rrjetin social Facebook ka thënë se problemi i rënies së vogël të nxënësve nëpër shkolla duhet të trajtohet me një strategji kombëtare e cila siguron së nxënësit nuk pësojnë sa i përket cilësisë së arsimit.

Thotë se është fatkeqësi që Kosova sot nuk ka Ministër të Arsimit i cili duhet t’i mbikëqyr këto zhvillime.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/2582342388493766

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme