Bashkimi Evropian ka hapur sot një mision diplomatik në Kuvajt, i cili rrit praninë e një delegacioni në rajon, tha sot Shërbimi Evropian i Punëve të Jashtme.
Në ceremoninë e hapjes, shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini tha se hapja e zyrës përfaqësuese ishte një shenjë se BE dhe Kuvajti janë përafruar viteve të fundit.
“Në momentin e tensioneve rajonale dhe botërore, Kuvajti është zëri i arsyes dhe i fuqisë së paqes. Kjo është ajo që na bënë partnerë të natyrshëm në këto kohë të vështira,” tha Mogherini.
Ajo vuri në dukje se kjo është përfaqësia e tretë në rajonin e Gjirit, përveç Riadit dhe Abu Dhabit dhe se ajo do të jetë përgjegjëse për marrëdhëniet me Katarin.
“Unë e konsideroj këtë një mesazh për të gjithë rajonin – BE po forcon praninë dhe angazhimin e saj në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik, pasi jemi fqinjë, e ndajmë rajonin dhe jemi të lidhur së bashku”, tha Mogherini.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë zëvendëskryeministri i Katarit, sheiku Sabah Halid el Hamad el Sabah.
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...