Antoine Griezmann i ka kompletuar me sukses testet mjekësore te Barcelona.
Sulmuesi francez kaloi te skuadra katalonase nga Atletico Madridi për shumën e 120 milionë eurove, ndërsa sot (14 korrik) i përfundoi testet mjekësore.
Sulmuesi 28-vjeçar ishte kërkuar edhe në verën e kaluar nga Blaugranasit, por kishte vendosur që të qëndronte me Los Cholchoneros, për ta vazhduar më pas kontratën.
https://twitter.com/i/status/1150404803367002114
Por, para se të përfundonte sezoni i kaluar, fituesi i Kupës së Botës kishte njoftuar se po largohej nga madrilenët, e që pak ditë më parë u bë e ditur se po kalon në Camp Nou.
Griezmann sot ka kompletuar testet mjekësore, e që pritet që në sezonin e ri ta udhëheq sulmin me Lionel Messin dhe Luis Suarez.
Francezi thuhet se do të ketë një pagë rreth 18 milionë euro në sezon te Barcelona, shtatë milionë më pak se sa fitonte te Atletico.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...