Rusia ka dërguar komponentët e rinj të sistemit të saj të mbrojtjes raketore S-400 në Turqi.
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi sot se kontingjenti i pestë dhe i gjashtë rus ka arritur në bazën ajrore Murted, që gjendet pranë kryeqytetit, Ankara.
Ministria po ashtu tha se edhe dy aeroplanë të tjerë, pritet të vijnë gjatë ditës shkruan REL
Turqia ka pranuar tri dërgesat e para të komponentëve të sistemit S-400 më 12 korrik dhe dërgesën e katërt një ditë më pas.
Ankaraja ka blerë sistemin e mbrojtjes raketore ruse, pavarësisht se Uashingtoni e ka kërcënuar atë me sanksione.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët konsiderojnë se sistemi S-400 nuk është në përputhje me sistemet e NATO-s dhe paraqet kërcënim për avionët luftarakë të tipit F-35.
SHBA-ja i ka dhënë afat Turqisë që deri më 31 korrik të tërhiqet nga blerja e këtij sistemi ose në të kundërtën nuk do të ketë më kontratë me Uashingtonin për prodhimin e avionëve F-35.
Por, Washingtoni tashmë ka nisur procedurat e heqjes së Turqisë nga programi për prodhimin e avionëve F-35 dhe po ashtu ua ka ndaluar trajnimin pilotëve turq në SHBA.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës