Jennifer Lopez ishte ‘zemërthyer’ dhe ‘e shkatërruar’ kur u desh të anulojë koncertin e saj në Madison Square Garden për shkak të ndërprerjes së energjisë në qytet, në Manhattan të shtunën.
Kandidatja dy herë e çmimeve ‘Grammy’ , kishte interpretuar rreth katër këngë në shfaqjen e saj, kur dritat rreth orës 21:30 EST, u ndërprenë.
Si rrjedhojë, të gjithë fansat e pranishëm në koncert u evakuuan nga ndërtesa, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
“Ata vetëm më thanë të dilja në skenë”, tha JLo – e cila mburret me 192.3 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram, kur edhe publikoi videon, ku shfaqen momente nga largimi i fansave prej koncertit.
‘Sapo kishim filluar shfaqjen tonë. Ata po i kërkojnë të gjithëve që të evakuohen shumë ngadalë dhe me qetësi. Dhe kjo është ajo që ne do të duhet të bëjmë’.
“Natyrisht, ne do të ripërcaktojnë shfaqjen … Unë jam padyshim zemërthyer dhe e shkatërruar … Unë jam shumë e trishtuar. Unë ju dua. Më vjen keq që kjo ka ndodhur në mes të shfaqjes”, ka thënë tutje Jennifer Lopez.
Në një video tjetër, diva e popit e lindur në Bronx u zotua se do të mundohet gjithsesi që të kompensojë shfaqjen e mbetur në gjysmë.
“Nëse gjithçka shkon mirë dhe fuqia kthehet nesër, kam thënë se do të kthehem të hënën para shfaqjes sime në Boston të martën për të bërë shfaqjen”, tha Jennifer. /Telegrafi/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç