Hilary Duff tregon si është të bëhesh nënë në moshën 24 vjeçare

12:23 | 14 Korrik 2019
Arbresh.info

Aktorja e njohur e filmave për adoleshentë, Hilary Duff, ka treguar në një intervistë për “Motherly” si ishte për atë të bëhej nënë në moshë të re. Ajo është nënë e 7-vjeçarit Luca, me ish-bashkëshortin Mike Comrie dhe e vajzës 8-muajshe, Banks me të fejuarin, Matthew Koma. Ajo ka folur hapur për mëmësinë dhe për mënyrën si e ka përjetuar duke treguar se nuk ka qenë e thjeshtë për të.


“Ishte pak izoluese në fillim, sepse nuk kisha ende miq që ishin bërë me fëmijë. Po kam punuar për këtë gjë për një kohë të gjatë dhe ishte një hap natyral për mua. Gjithmonë e kam ditur që dëshiroja të bëhesha nënë dhe e dija se ky do të ishte prioriteti numër 1 në jetën time. Kështu që nga njëra anë ndihesha gati, por nga ana tjetër paksa e trembur.

Pasi djali im lindi ndihesha sikur humba një pjesë të identitetit tim, për rreth një vit – një vit e gjysmë, por nuk mendoj se ishte diçka negative. Ndonjëherë mërzitesha. Isha gjithë kohën duke kërkuar në Google dhe e mora shumë seriozisht pa e kuptuar.

Ishte shokuese, por njëkohësisht eksperienca më e lumtur dhe më e bukur. Këto ndjesi që luftonin me njëra-tjetrën ishin një kombinim i çuditshëm ndonjëherë”, -është shprehur Duff.

Më qartë se kaq nuk mund ta kishte shpjeguar!/RevistaClass/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme