Google ADS

Merkel në Paris me rastin e festës kombëtare franceze

12:16 | 14 Korrik 2019
Arbresh.info

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe liderë të tjerë evropianë janë të ftuar nderi në Paris me rastin e paradës së Ditës së Bastijës (dita kombëtare franceze) që feston bashkëpunimin ushtarak europian.

Trupa nga 10 vendet që marrin pjesë në Iniciativën Europiane për Ndërhyrje, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, do të marrin pjesë në paradën tradicionale në bulevardin “Champs-Elysees”.

Merkel është në stendën e ngritur në “Place de la Concorde” bashkë me zyrtarët francezë si dheliderë të tjerë europianë përfshirë, kryeministrin Charles Michel dhe presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker./ATSH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme