Tash e disa ditë qytetarët e Gjilanit po përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Si pasojë e mungesës së reshjeve, është shënuar rënie e nivelit të ujit në Pendën e Përlepnicës, e kjo ka alarmuar komunën e Gjilanit.
E, Kryetari i kësaj komunë Lutfi Haziri për Arbresh.info ka thënë se, për këtë gjendje po presin një mbështetje nga Qeveria e Kosovës.
“Gjilani që nga 14 qershori është në një situatë emergjente sa i përket furnizimit me ujë në përputhje edhe me ligjin e kemi shpall gjendjen emergjente përshake të thatësisë. Dhe kemi ndërtua grupin e përbashkët punues me ndërmarrjen regjionale “Hidromarova”, policin e Gjilanit, ispekcioni komunal dhe shërbimet publike komunale. Ne presim një mbështetje më të madhe nga Qeveria e Kosovës realisht për shkak të mjeteve financiare emergjente”.
Haziri thotë mundohen ta ruajnë nivelin e ujit duke e kufizuar përdorimin e ujit sipas lagjeve, dhe sipas orarit në fshatra.
“Ne Gjilanin e furnizojmë nga disa burime të ujit sepse jemi një prej komunave të 92% të popullatës të saj e ka të mbuluar me ujë. Dhe ne kemi qenë në fazën e fundit të finalizimit të projektit për përmbylljen e ujit dhe do të vazhdojmë rrjetin e ujë sjellësit nëpër fshatra si, Vrapqiqi, Bilinica, 12 fshatra të mëdha do të sanohet rrjeti i ujësjellësit edhe puset që i kanë ata por tani duhet një mbështetje prej fondit emergjent të Qeverisë. Në mënyrë që shpimet e reja që janë në Gjilan me u rrit me rrjetin aktual të ujësjellësit dhe me ndihmu zbutjen e furnizimit me ujë në Gjilan. Por po mundohemi me ruajt nivelin e ujit duke e kufizua përdorimin sipas lagjeve dhe sipas orarit në fshatra secili njoftohet çdo ditë për kufizimet që i kanë gjatë ditës”.
Kryetari gjithashtu tregon se kjo gjendje ka krijuar pakënaqësi tek qytetaret.
Tutje thotë se fondet emergjente janë të dedikuara për raste të tilla, dhe ne jemi në pritje të një vendimi nga Qeveria e Kosovës.
“Natyrisht për njerëzit që janë mësuar me pas ujë 24 or ujë është e vështir por furnizimi me ujë e ka prek edhe ekonominë, jo vetëm ekonomin familjare ne kemi ndal shfrytëzimin e ujit edhe nga industritë tjera, si industria e ndërtimit, larja e rrugëve dhe mirëmbajtjet e tjera që kanë pas nevojë për ujë. Me vet faktin që është rritur numri i telefonatave dhe kërkesave e që nevoja e qeverisë është emergjente, dhe ne tani jemi në pritje të një vendimi të Qeverisë. Sepse fondet emergjente janë të dedikuara për raste të tilla”, ka thënë Haziri./A.Zeka/Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/375030873204168/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...