“Disney” vazhdon modernizimin fitimprurës të klasikëve vizatimorë

12:01 | 14 Korrik 2019
Arbresh.info

Në fillim të viteve 1990, “Diseny” filloi të rishikojë katalogun e tij të klasikëve për të identifikuar cilët mund të përfitojnë nga një prekje rinovimi nga teknologjitë e reja në dispozicion, veçanërisht ajo 3D. Një iniciativë që deri tani ka gjeneruar më shumë se shtatë miliardë dollarë.

Krijimi më i fundit është një version i ri i “Mbretit Luan” që del të premten në SHBA dhe që ka ngjallur shpresa të mëdha në aspektin e të ardhurave.

Më poshtë lista e këtyre rishikimeve dhe të ardhurave në dollarë të versionit të fundit:

“Libri i xhunglës – filmi” (1994), bazuar në versionin e vitit 1967: 43,2 milionë dollarë.
“101 Dalmatët” (1996), bazuar në versionin e vitit 1961: 321 milionë dollarë.
“Liza në Botën e Çudirave” (2010), bazuar në versionin e vitit 1951: një miliardë dollarë.
“Maleficent” (2014), bazuar në versionin “Bukuroshja e fjetur” e vitit 1959: 759 milionë dollarë.
“Hirushja” (2015), bazuar në versionin e vitit 1950: 544 milionë dollarë.
“Libri i xhunglës” (2016), bazuar në versionin e vitit 1967: 967 milionë dollarë.
“Pit dhe Dragoi” (2016), bazuar në versionin e vitit 1977: 144 milionë dollarë.
“E Bukura dhe Bisha” (2017), bazuar në versionin e vitit 1991: 1,3 miliardë dollarë.
“Dumbo” (2019), bazuar në versionin e vitit 1941: 352 milionë dollarë.
“Aladini” (2019), bazuar në versionin e vitit 1941: 926 milionë dollarë./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme