Një person ka humbur jetën, pas një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme, në aksin Tiranë-Vorë. Sipas policisë, një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësorë të rrugës.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, ndërsa është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa polica po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën dytesore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A.K.,rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në
SQU nën kujdesin mjeksor në gjëndje kritike për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...