Bluza e palestrës e Lady Diana-s doli në ankand dhe u shit për as më pak e as më shumë se 53,532 dollarë. Sa një shtëpi! Princesha ia dha këtë bluzë traineres së saj prej shumë kohësh, Jenni Rivett, e cila së fundmi e nxori në ankand.
Jenni ka treguar se Diana e përdorte këtë bluzë për të vënë në lojë paparacët, të cilët e prisnin jashtë palestrës. Diana e vishte këtë bluzë çdo herë që shkonte në palestër në mënyrë që fotot e shkrepura nga paparacët të dilnin të gjitha njëlloj.
Sipas Jenni-t, Diana thoshte se kishte çështje shumë më të rëndësishme në botë që duhej t`u jepej vëmendje sesa veshja e saj e palestrës. Për këtë arsye ajo vendosi të vishte bluzën që ia kishte dhuruar Sir Richard Benson, në mënyrë që veshja e saj të mos komentohej më. Po ashtu, Rivett thekson që bluza nuk është larë asnjëherë, çka ia rriti edhe më shumë vlerën./RevistaClass/
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...