Marrëdhëniet mes Kosovës e Shqipërisë janë më shumë mes një romanizimi dhe konfuzionit praktik. Kështu vlerëson profesori Milazim Krasniqi, duke shtuar se dy qeveritë e vendeve po mundohet që përmes mbledhjeve të përbashkëta të manipulojnë me popullin, shkruan arbresh.info.
Por, në fakt sipas tij marrëdhëniet mes dy vendeve me të njëjtën gjuhë janë më të këqijat në tri vitet e fundit.
“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë ndërmjet një përjetimi romantik dhe një konfuzioni praktik. Në një aspekt merren si marrëdhënie të mira e në fakt në praktik s’ka avancim të marrëdhënieve. Kjo s’ka të bëjë vetëm më Qeverinë, por ka të bëjë me ekonominë, mediat, shëndetësinë. Nuk ka një projekt shumë planesh për integrim e bashkëpunim. Forma më e mirë e manipulimit në mungesë bashkëpunimi janë mbledhjet përbashkëta të qeverive”.
Se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë të mira po shihet edhe nga gjuha që dy kryeministrat e vendit janë duke e përdorur ndaj njeri-tjetrit.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk mund të rrijë indiferent karshi egoizmit dhe arrogancës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, thotë tutje profesori Krasniqi.
Kjo sipas tij, ka lënë anash edhe funksionalizimin e marrëveshjeve të nënshkruara për bashkëpunim.
“Egoizmi i Edi Ramës dhe prirja e tij arrogante e padronit mbi çështjet shqiptare sigurisht kanë zgjua reaksion edhe te kryeministri Haradinaj. Duket se marrëdhëniet në vendin tonë janë më të këqija se para tri viteve. Këto acarime në relacionin Edi Rama dhe Ramush Hradinaj janë vetëm reflektim i mungesës dhe vullnetit për projektet në fusha të përbashkëta”.
Se mes dy vendeve që dikur u thirrshi si “nënë e bijë”, nuk ka një raport siç ishte dikur, e thotë edhe profesori Riza Smaka.
Smaka shprehet i habitur se si raportet personale dhe kapriçot e dy kryeministrave po i vënë para interesit kombëtar.
Profesori Smaka tutje shton se gjuha e ashpërsuar karshi njeri-tjetrit ka lënë anash edhe atë që dikur janë thirrur për të ruajtur kombin.
“Uroj që të përmirësohen marrëdhëniet e dy kryeministrave për të mirë të Kosovës e Shqipërisë dhe shpresoj të japin një kontribut serioz për bashkimin e trojeve. Ja shoh për të madhe që këtë po e lajnë anash dhe po veprojnë sipas deponimeve e kapriçove. Uroj që t’i realizojnë marrëveshjet, e të bëjnë edhe marrëveshje të tjera. Mos implementimi i marrëveshjeve të arritura është ashpërsimi i marrëdhënieve të dy kryeministrave të vendeve tona. Kjo nuk duhet të ndodhë”.
Ndonëse marrëdhëniet mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, nuk kanë qenë asnjëherë në raporte elitare, duket se kontaktet e tyre janë shkëputur në tërësi pas Samitit të Berlinit, aty ku kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj mbeti i vetëm karshi Serbisë dhe temës së shkëmbimit të kufijve./V.Selimi/Arbresh.info/
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...