Drejtori i përgjithshëm i Caritas Kosova njëkohësisht famullitar në Ferizaj- Don Viktor Sopi, ka folur për fenë dhe jetën.
Sopi ka thënë se besimi i parë në tokë ishte judaizmi, më pas ka lindur krishterimi e 600 viteve pas krishterimit ka lindur islami.
Famulltari i Ferizajt thotë se besimet fetare kanë një gjenezë të përbashkët dhe sipas tij njerëzit kanë nevojë për besim në Zot.
“Njerëzit që besojnë janë më të vendosur që me dashuri të zbatojnë një urdhër, qoftë edhe brenda familjes”, tha ai.
Sopi thotë se katolikët, ortodoksët dhe protestantët deri në shekullin e XI-të kanë pasur të njëjtën kishë por janë ndarë për shkaqe teologjike.
“Në jetën praktike nuk kanë dallime të mëdha. Në besim kanë dallime shumë të vogla. Dallimi mes ortodoksëve dhe katolikëve qëndron në liturgji. Ortodoksët janë më autentik kurse riti latin ka bërë reforma në liturgji por jo në besim”, tha ai në rtv Dukagjini.
Famulltari i Ferizajt ka thënë se sipas besimit të krishterë, pas vdekjes se trupit shpirti kthehet në jetë në mbretërinë e Zotit.
“Ne besojmë se shpirti është i pavdekshëm dhe Krijuesi ja jep dashurinë e vet sipas meritave që ka bërë me jetën në tokë. Shpirti përfundon në mbretërinë e Zotit ku ndjehet krejtësisht i realizuar në shoqërinë e Zotit”, tha ndër të tjera Don Viktor Sopi.
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë