Momenti kur Florian Marku e nokauton boksierin anglez në Londër

23:35 | 13 Korrik 2019
A. B.

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka vijuar serinë e tij të fitoreve pasi pasditen e të shtunës ka triumfuar në duelin ndaj Tommy Broadbent, të zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës.

Florian Marku e ka ndalur rivalin e tij në raundin e katërt me KO, duke e çuar në 4 numrin e fitoreve të tij radhazi me KO.

https://www.instagram.com/p/Bz3oXBUhagx/?utm_source=ig_embed

Sikurse raportohet nga gazetarët britanikë, Florian Marku është mbështetur fuqishëm nga tifozët shqiptarë në arenën më të madhe të Londrës.

Kjo sfidë e fituar nga shqiptari ish-luftëtar i MMA, ishte e vlefshme për kategorinë “Ëelterëeight, me Markun që tashmë shijon shifrat 4-0.

https://twitter.com/frankwarren_tv/status/1150100868450127872?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1150100868450127872&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fvideo-momenti-kur-florian-marku-e-nokauton-boksierin-anglez-ne-londer%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme