Një laborator i falsifikimit të dokumenteve është zbuluar në Ilioupoli në afërsi të Athinës. Ndërsa policia greke ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar, i akuzuar për falsifikim.
Siç raportojnë mediat greke, shqiptari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur u arrestua jashtë shtëpisë së tij në Ilioupoli.
Policia i gjeti shqiptarit tre karta identiteti greke, një pasaportë greke, një leje qëndrimi greke dhe tre patentat greke, të gjitha të destinuara për tu shitur. Po ashtu iu gjetën edhe 4040 euro.
Pas hetimeve u zbulua se shqiptari kishte ngritur një punishte në shtëpinë e tij, ku prodhonte dokumenta të falsifikuara.
Pas kontrolleve në rezidencën e tij u sekuestruan, 7 laptopë, 11 printera, 49 karta ideniteti, 39 pasaporta, 90 leje drejtimi dhe dokumente të vendeve të tjera.
Shqiptari i arrestuar iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë greke.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...