Google ADS

Haradinaj falënderon shtetin francez për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën

20:48 | 13 Korrik 2019
Arditë Shkodra

Në pritjen e organizuar nga ambasada franceze në Kosovë, për nder të Ditës Kombëtare të Francës, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nisi fjalimin e tij duke treguar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Francës.

Haradinaj tregoi se Kosova dhe Franca kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm bilateral, tashmë kanë nënshkruan protokollin financiar për ndihmë në ujëra të zeza, pra kredi 66 milionë euro, marrëveshjen për qëndrim të personave të paautorizuar, protokollin për ripranim të personave dhe së fundi në Paris më ministrin e brendshëm zoti Gerad Collomb    kemi nënshkruar deklaratën e qëllimit lidhje me forcimin e bashkëpunimit policor ndërmjet shërbimeve të specializuara.

Tuje kryeministri Haradinaj foli edhe për marrëveshjet të cilat janë në përgatitje ‘ Marrëveshja për ndihmën juridike, marrëveshja për ekstradimin, marrëveshja për konsultime politikën marrëveshja për punësimin e anëtarëve të familjeve të diplomatëve ‘.

Haradinaj gjithashtu tha se bilanci tregtar Kosovë-Francë po ashtu po përparon, eksporti i Francë në Kosovë në vit ka arritur shumën e 48 milionë eurove, ndërsa eksporti i Kosovës në Francë është rreth 3.4 milionë euro.

‘Franca më së shumti në Kosovë eksporton automjete, preparate kimike dhe barna, ndërsa Kosova në Francë eksporton tekstil, plastikë dhe barna’, kurse projekti më i madh investiv i Francës në Kosovë që pritet të realizohet tani është ai me energji, pra në Vushtrri dhe vlera e këtij investimi është 100 milionë euro.

Haradinaj gjithashtu falënderoi Francën dhe veçanërisht presidentin francez, Emmanuel Macron për rritjen e kujdesit dhe përkrahjen rreth bisedimeve Kosovë-Serbi si dhe qëndrimin pozitiv të Francës për liberalizimin e vizave për Kosovën./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/585863201939953/?eid=ARD3pUA5r3c1wf4W0cfaHMwnK-t3YFP40YMmNFgRRKIG2iOCv61Wj6txg0oKVAY7yh7yiul-bYUA6dTz

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme