Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve shqiptarë të bëhen bashkë për ta rrëzuar Qeverinë dhe shpëtuar Kosovën.
Ka thënë se Qeveria e koalicionin PAN ka shkaktuar aq shumë skandale sa rrëzimi i saj do të shpëtonte edhe partitë në pushtet.
“Për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj duhet të votojnë gjithë deputetët shqiptarë, edhe ata të AAK-së, për ta shpëtuar këtë vend. Për të mos lejuar vazhdimin e thellimit të skandaleve”, ka propozuar Bajram.
Ajo ka thënë se me largimin e kësaj Qeveria dhe shkuarjen në zgjedhje duhet të kthehet normaliteti në qeverisje me LDK’në në krye të Ekzekutivit.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe në vend duhet të vijë në krye të Qeverisë. Që të rikthehet normaliteti në këtë vend Qeverinë e ardhshme duhet ta përbëjë opozita e sotme. Shteti duhet të çkapet nga ata që e kanë kapur sot. Keqbersit duhet të japin llogari. Dhe, ky proces do të ndodhë shpejt me fitoren e partisë që ka lidhjet më të forta me njerëzit e këtij vendi dhe me miqtë ndërkombëtar, pra me LDK-në”, ka thënë Bajrami.
Postimi i plotë i deputetes Hykmete Bajrami:
Qeveria e një milion skandaleve, sa më shpejt që rrëzohet fiton Kosova
Për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj duhet të votojnë gjithë deputetët shqiptarë, edhe ata të AAK-së, për ta shpëtuar këtë vend. Për të mos lejuar vazhdimin e thellimit të skandaleve.
Pothuajse çdo ditë kjo Qeveri ka prodhuar vetëm skandale si në ekonomi, si në drejtësi, si në arsim, si në diplomaci, si në bujqësi e shëndetësi.
• Kryeministri është dashur të largohet qysh kur kërcënoi Elez Blakajn, prokurorin që u detyra të largohet nga Kosova.
• Ky Kryeministër është dashur të shkojë kur plasi skandali i takimeve të fshehta me Serbinë.
• Ky Kryeministër është dashur të shkojë në shtëpi edhe tash kur plasi skandali me noterët.
• Ky kabinet qeveritar duhet të shkojë për shkak se e ka rrënuar arsimin. Merreni me mend emërojnë rektor të një universiteti publik anëtarin e Këshillit Drejtues të PDK-së. Dhe, s’ju vjen asnjë pikë keq pse e kanë degraduar kaq shumë këtë vend.
• Ky Kryeministër dhe kjo Qeveri është dashur të shkojnë në shtëpi në momentin kur plasi skandali i 3 milionë eurove të granteve nga Ministria e Bujqësisë.
• Ky Kryeministër dhe kjo Qeveri duhet të shkojnë pse kanë rrënuar çdo komunikim normal me bashkësinë ndërkombëtare.
• Ky Kryeministër dhe kjo Qeveri duhet të shkojnë edhe për shkak se shkelën Kushtetutën kur krijuan Ekip Antikushtetues.
• Ky Kryeministër dhe kjo Qeveri duhet të rrëzohen për shkak se po keqpërdorin paratë e qytetarëve duke angazhuar mijëra njerëz me kontrata mbi vepër.
• Kjo Qeveri duhet të shkojë sepse e ka keqpërdorur dhe harxhuar Rezervën Shtetërore.
• Ky Kryeministër dhe kjo Qeveri duhet të shkojë edhe për një milion arsye tjera.
Nisma e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë duhet të përkrahet edhe nga partitë në pushtet. Sepse edhe ato parti përfitojnë pasi ndalen skandalet.
Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe në vend duhet të vijë në krye të Qeverisë. Që të rikthehet normaliteti në këtë vend Qeverinë e ardhshme duhet ta përbëjë opozita e sotme. Shteti duhet të çkapet nga ata që e kanë kapur sot. Keqbersit duhet të japin llogari. Dhe, ky proces do të ndodhë shpejt me fitoren e partisë që ka lidhjet më të forta me njerëzit e këtij vendi dhe me miqtë ndërkombëtar, pra me LDK-në.
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore