Pasi u shpall kampion në kategorinë e peshave deri në 73 kilogramë në Grand Prixin e Budapestit në Hungari, Akil Gjakova u stolis me medaljen e artë dhe bëri që flamuri i Kosovës të ngrihet mbi atë rus.
Akil Gjakova e arriti këtë sukses pasi që në finale u tregua shumë i fuqishëm për xhudistin rus Georgii Elbakiev, të cilën e mposhti për t’ia siguruar Kosovës medaljen e parë të artë në këtë garë, raporton express.
Kosovari kishte treguar formë të mirë gjatë gjithë rrugëtimit deri në finale. Ai e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në rrethin e dytë e mposhti xhudistin kanadez, Constatin Gabun me Ippon, para se të triumfonte në rrethin e tretë kundër zviceranit Nil Stump.
Akili tregoi se dëshiron medalje, kur në çerekfinale e mundi xhudistin japonez, Masashi Ebinuma, para se ta sigurojë atë në gjysmëfinale, duke e mundur garuesin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turaev, falë tri gabimeve të tij.
Kjo është medalja e gjashtë për 23-vjeçarin në Turneun Botëror të IJF, ku përfshihen tituj të Masters, Grand Slams e Grand Prix. Ai më herët e kishte fituar të artën në Paris dhe në Zagreb, të dyja në vitin 2018. Ndërsa, tri medalje të argjendta i kishte fituar në Hagë, Abu Dhabi dhe Tunis, po ashtu të gjitha në vitin 2018.
Në këtë garë, Kosovën e përfaqësuan dje edhe tri xhudiste – Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Këto dy të fundit ia fituan Kosovës nga një medalje të argjendtë, ndërsa Majlinda e mbylli garën pa medalje.
Suksesin e Akil Gjakovës do të tentojë ta përsërisë nesër edhe Loriana Kuka, e cila garon në kategorinë deri në 78 kilogramë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...