Google ADS

Akili fantastik, fiton me ippon dhe kualifikohet në gjysmëfinale

15:12 | 13 Korrik 2019
Arbresh.info

Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të ‘Grand Prix 2019’ në Budapest.

Xhudisti nga Kosova, ka arritur që në sfidën drejt gjysmëfinales të mposht me ippon garuesin nga Japonia, Masashi Ebinuma, në kategorinë deri në 73 kilogramë në ‘Grand Prix 2019’.

Gjakova edhe në këtë luftë u shfaq në formë të mirë, duke shfrytëzuar një vendosje jo të mirë të kundërshtarit, për ta përplasur në tokë, për një fitore shumë të rëndësishme shkruan Lajmi.net

Në gjysmëfinale, Gjakova do të përballet me xhudistin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turev.

Kundërshtari i radhës i Gjakovës, është 24 vjeçar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme