Pjesë e Alpeve Evropiane janë edhe ato shqiptare, të njohura ndryshe si Bjeshkët e Nemuna. Madhështia e kësaj bote të egër vërehet porsa nisesh për qytetin e Pejës.
Duke iu afruar Grykës së Rugovës teksa ndjen freskinë e pyjeve halore, dëgjon zhurmën e Lumbardhit që qepon gurët mes maleve.
Kjo ndjesi e bjeshkëve i rrëmben edhe krijuesit e pikturave, që gjejnë frymëzim në ashpërsinë e natyrës.
“Kjo është një natyrë e mrekullueshme, një përrallë që na frymëzon shumë ne piktorëve”, shprehet një piktor.
Për ata që duan ta ndjejnë natyrën e egër, forma më e mirë është lëshimi me litar, ngjitja e shkëmbinjve, për të vazhduar tutje me biçikleta.
“Zgjedha Rugovën sepse nuk e kam parë asnjëherë këtë shtet dhe doja të bëja aventura. Deri tani kemi bërë hiking, kemi kaluar shtigje ballkanike për tri ditë dhe kanë qenë ditë të mrekullueshme. Keni shumë guida të mira këtu”, ka thënë Julie turiste nga Belgjika.
” Më pëlqen natyra e mahnitshme dhe kultura e kësaj ane të Evropës. Keni male të bukura dhe unë jam adhurues i tyre. Tani që zbritëm nga malet do të vazhdojmë me biçikleta deri në qytetin e Pejës. Ndërsa ditët që na kanë mbetur to të vazhdojmë maleve për të kaluar kufirin me Malin e Zi dhe prej aty do të përfundojmë në Shqipëri”, është shprehur Stacy nga Belgjika.
Bjeshkët e Nemuna konsiderohen si qendra e shumëllojshmërisë bimore dhe shtazore në Kosovë.
Kjo e bën një vend tërheqës për turistë nga mbarë bota.
Turistët nga Shqipëria, Polonia, Hungaria, Çekia e Gjermania zgjedhin më tepër qëndrimet një ditore, ndërsa ata nga Anglia, Amerika e Australia turne javore./TCH
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...