Ky objekt i cili gjendet në Fshatin Potok të Podujevës, para luftës së fundit në Kosovë shërbente si shkollë fillore.
Por, fillimi i luftës ndaj forcave serbe në vitin 1999, dhe kushtet e pamjaftueshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë që gjithçka të merr një tjetër pamje.
Në një kohë kur gjithçka bëhej vetëm për t’u mbrojtur nga forcat e armikut, ky objekt , në atë kohë u rikthye në një spital ushtarak të Zonës Operative të Llapit, shkruan arbresh.info.
Ky “spital” që konsiderohet të jetë histori e gjallë, kishe 118 pjesëtarë të angazhuar dhe në të u kryen 118 operacione kirurgjike, por jo vetëm kaç.
Doktor Skender Murati, duke i kujtuar ato ditë të vështira me një buzëqeshje të hidhur në sy, tregon se si ishin mobilizuar për ta rikthyer një shkollë në spital, shkruan arbresh.info.
“Në atë kohë në këtë objekt kanë shërbyer 118 pjesëtarë nga zona operative e Llapit dhe zona operative e Shalës në mënyrë kujdestarie. Në këtë objekt kemi pranuar pacientë që vinin nga zona e Shalës dhe Llapit, arsyeja sepse i vetmi vend i përshtatshëm për operime ishte këtu. Ndërsa punimet e rikthimit e këtij objekti në një spital, i kishim filluar që nga para lufta“, thotë Murati.
Në këtë objekt në luftën e fundit të vendit tonë, përveçse u shëruan qindra pjesëtarë të UÇK-së, tretman mjekësor morën edhe qindra të plagosur e që kushtet për t’iu ofruar ndihmë ishin tejet të rënda, po aq edhe rastet.
Duke folur për kujtimet e që i kanë mbetur nga ajo kohë, Murati veçon Adelinën shtatë vjeçare dhe Egzonin katër vjeçar të cilët ishin plagosur nga bombardimi i një shkolle në Shalë.
“Mund ta veçojë Adelinën dhe vëllain e saj Egzonin,. Adelinës iu kishte këputur këmba, pas operimit e me bërtiste mua dhe nënës së saj se ku ma keni lënë këmbën. Atë ditë kurrë nuk e harroj”, tha Murati.
20 vite pas përfundimit të luftës, ky objekt në vend se të shërbej si objekt historik, tashmë nuk përdoret për asgjë, madje gjendja e saj aktuale të le shumë për tu dëshiruar.
E për këtë doktor Skender Murati fajëson institucionet shtetërore.
‘’Ky objekt duhet të shërbej si monument historik, këtë pllakate që po e shihni në hyrje të saj e kam bërë unë më të ardhura vet anakë. Do kisha dëshirë që ky objekt të bëhet një objekt ku ekspozohen faktet dhe fotografitë të cilët edhe i posedoj por për fat të keq institucionet nuk janë të angazhuar për këto.“
E pyetur në lidhje me rastin, Komuna e Podujevës, duke mos pranuar të përgjigjen para kamerave, kanë thënë për arbresh.info se nuk kanë kompetenca për ndërhyrje në objektet e tilla përderisa nuk pranojnë një kërkese nga organizatat që merren me këto tema.
Nga ana tjetër Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Podujevë Fahri Balaj, deklaroi për arbresh.info se së shpejti do të marrin masa për të dërguar kërkesë në Komunën e Podujevës dhe të tjetra organe kompetente.
“Jemi në dijeni të rastit, është një objekt me shumë vlerë historike dhe ka mbetë në gjendje të keqe, deri më tani jemi marrë me objekte që kanë qenë më të mëdha dhe më në qendër të qytetit kurse së shpejti do të mblidhemi edhe me organizatat tjera dhe të dërgojmë një kërkesë në komunën e Podujevës dhe organet tjera kompetentë” ka thënë Balaj./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/400736930539201/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...