37 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë këtij pesë mujori të parë të vitit 2019 në aksidentet në komunikacion, dhe janë 170 mijë tiketa të shqiptuara.
Në periudhën e njejtë të vitit të kaluar kishte 42 persona të vdekur si rezultat i aksidenteve në komunikacion, dhe ishin rreth 155 mijë tiketa të shqiptuara, shkruan arbresh.info.
“Njëkohësisht kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin ( vozitjen) e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor, kufizimin e shpejtësisë si dhe të jenë shumë vigjilent, sepse kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, ne veçanti i vetë drejtuesve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor”, thonë në Policinë e Kosovës për arbresh.info.
Janar – Maj 2018 | Janar – Maj 2019 | ( +/- ) | % | |||
Aksidente fatale | 35 | Aksidente fatale | 31 | -4 | -11.43 | |
Persona të vdekur | 42 | Persona të vdekur | 37 | -5 | -11.90 | |
Aksidente me lëndime | 2276 | Aksidente me lëndime | 1922 | -354 | -15.55 | |
Personat e lënduar | 4544 | Personat e lënduar | 3568 | -976 | -21.48 | |
Aksidente me dëme | 3434 | Aksidente me dëme | 3264 | -170 | -4.95 | |
Total aksidente | 5745 | Total aksidente | 5217 | -528 | -9.19 | |
Tiketa të shqiptuara | 155360 | Tiketa të shqiptuara | 170300 | 14940 | 9.62 |
Avni islami, njohës i Çështjeve të Sigurisë, në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se janë një varg arsyesh të cilat po ndikojnë në rritjen e numrit të aksidenteve sidomos në disa rrugë, rrugë të cilat tashmë sipas tij veç janë evidentuar si rrugët e vdekjes.
“Kemi rrugën Podujevë- Prishtinë, pastaj kohëve të fundit aksidente po ndodhin edhe nëpër autostrada”, ka thënë Islami.
Ai ka përmendur një sërë arsyesh të cilat po qojnë deri tek aksidentet në vendin tonë.
“Shkaqet dhe arsyet është moskujdesi i vozitësve, mospërshtatja në infrastrukturë në të cilën jemi, pra pavarësisht se është punuar në drejtim të ngritjes së infrastrukturës rrugore, për shkak të numrit të madh të automjeteve nuk është e mjaftueshme rruga me dy korsi e kolona bëhet me kilometra, pra është infrastruktura jo e mjaftueshëm dhe moskujdesi i mjaftueshëm i vozitësve dhe mos efikasiteti i masave të cilat munden me u ndërmarrë nga ana e policisë, mungesa e një plani strategjik efikas, për shkak se deri me sot kemi pasur raste të ndryshme kur është rrit numri i pjesëtarëve të policisë numri i patrullave pastaj përcjellja me dron e tjera, por që prapë nuk është zvogëluar numri i aksidenteve”, është shprehur ai.
Sipas tij rol efikas në zvogëlimin e aksidenteve do të luante edhe vendosja e radarëve të cilët do të kishin ndikim të drejtpërdrejt tek vozitësit.
“Mendoj që si masë shtesë e cila po mungon është vendosja e radarëve statik ku do të ndikonte drejtpërdrejti tek vozitësit sepse e keni pa para disa ditëve ku është zbuluar grupi i vozitësve në viber ku e lajmërojnë njëri tjetrin dhe kështu ata vozitin pa kurrfarë problemi zhvillojnë shpejtësi të madhe rrezikojnë vetën dhe të tjerët, pra vendosja e radarëve statik ku asnjë vozitës nuk e din se ku mund të vendosen pra duhet sistemohet në trurin e vozitësit se radari mund të jetë në çdo vend dhe çdo kohë kështu do të disiplinoheshin për shkak se çmimi i dënimeve është jashtëzakonisht i lartë”, vlerëson Islami.
Policia e Kosovës në vazhdimësi ka hartuar plane konkrete për siguri ne trafik dhe po ashtu janë realizuar edhe fushata vetëdijesuese ku përfshihen spote e broshura te ndryshme ne funksion te vetëdijesimit dhe parandalimit te aksidenteve rrugore. /arbresh.info/R.Rexhepi
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...