Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, ka thënë se ende nuk dihet sa do të jetë çmimi i energjisë elektrike nëse ndërtohet termocentrali “Kosova e Re”.
Lluka ka thënë se shtatori do të jetë muaji vendimtar për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
Ai ka thënë se nëse nuk sigurohet financimi nga Contour Global, Kosova do të merr një dëmshpërblim 7.5 milion euro për shkak të mos zbatimit të kësaj kontrate.
Lluka ka thënë në RTV Dukagjini se nëse Kosova nuk e miraton ndërtimin e këtij termocentrali, duhet të paguajë 19.6 milion euro pasi janë shpenzuar miliona euro për hulumtime e gjëra tjera.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka thënë se kompanisë duhet t’i sigurohet uji dhe qymyri për të funksionuar normalisht dhe për këtë garantues duhet të jetë Qeveria e Kosovës, pasi ndërmarrjet tona nuk kanë kapacitete për projekte kaq të mëdha.
Lluka ka thënë ende nuk dihet sa do të ketë ndikim në rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorë.
“Ne duhet të dimë sa do të jetë kosto e prodhimit të energjisë elektrike për megavat dhe tek pastaj mund të dimë ndikimin që do të ketë në çmim te konsumatori”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se shoqëria civile po e llogaritë si çmim tavan 80 dollar për megavat që është i gabuar, pasi ai nuk do të jetë çmim i blerjes së energjisë për 20 vitet e ardhshme.
“Në shtator mund të jemi në gjendje të dimë me saktësi çmimi i energjisë elektrike”, tha ndër të tjera Valdrin Lluka.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...