Dënohet me dy vite heqje lirie një kosovar në Itali

21:21 | 12 Korrik 2019
A. B.

Gjykata e Apelit në qytetin italian, Brescia ka konfirmuar se e ka dënuar me dy vite burgim kosovarin, Gafurr Dibrani.

Dibrani, 27 vjeç, është dënuar për akuzat për publikimin e disa videove dhe disa komente të tij për organizatën terroriste ISIS.

Para dy viteve, kosovari ishte dëbuar nga Italia dhe ishte ekstraduar në Kosovë.

Por, ai tashmë gjendet në një burg të Brescias. Avokati i tij, Marca Capra ka kërkuar lirimin e Dibranit, por kërkesa e tij është refuzuar nga gjykatës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme