Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur lidhur me deklaratat e fundit për rrëzimin e Qeverisë duke thënë se nuk janë votat dhe sipas tij këtë vit nuk ka zgjedhje.
Haliti tha se në zgjedhje nuk shkohet nëse dëshiron LDK apo VV, por nëse ata i bëjnë votat atëherë shkohet në zgjedhje.
Ai tha se është kundër shkuarjes në zgjedhje, por nëse PDK dëshiron zgjedhjet atëherë kjo qeveri rrëzohet nesër.
“Ne jemi kundër shkuarjes në zgjedhje dhe jemi kundër rrëzimit të Qeverisë, por po deshi PDK me rrëzu qeverinë ajo rrëzohet nesër”, tha ai në RTK.
Ndërsa rreth deklaratës së deputeti Ilir Deda i cili tha se opozita i ka 61 vota, por janë në pritje të përfundimit të zgjedhjeve të brendshme të LDK-së, Haliti për këto tha se po i presin ata që t’i bëjnë 61 vota.
“Ani more le t’i bjen Iliri edhe ne po i presim dhe nuk besoj që i kanë 61 vota”, tha ai.
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...