Të premten është mbyllur afati për regjistrimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës, i cili ka zgjatur për 7 ditë me radhë. Derisa provimet pranuese pritet të mbahen nga data 15 korrik.
12 korriku ka qenë dita e fundit e konkursit për pranimin e studentëve të rinj, në Universitetin e Prishtinës.
Mirëpo për Ermir Mulajn, është hera e dytë që ka ardhur nga Komuna e Klinës që të aplikojë në departamentin e Gjuhës Gjermane.
“Kam ardhur të banojë më djalin e dajës pasi është e vështirë të udhëtoj nga Klina për shkak të largësisë. Kam qenë edhe dje por shërbimi nuk ka punuar”, thotë për RTV Dukagjinin, Ermir Mulaj.
Ai thotë se për paraqitjen e dokumenteve iu deshtë ndihma e motrës.
Kurse Armend Beqiri pretendon të jetë student i Gjuhës Angleze në UP, megjithëse problem e ka largësinë e fakultetit nga qyteti prej nga vjen.
“Do të ishte shumë më mirë që ky fakultet të ishte në Pejë për shkak të udhëtimit e gjëra të ngjashme”, thotë Armend Beqiri, përcjell telegrafi.
Provimet pranuese në 13 fakultetet e UP-së do të mbahen në datat 15, 16 dhe 17 korrik.
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...