Skuadra spanjolle Real Sociedadi i është gëzuar tej mase konfirmimit nga Barcelona për nënshkrimin me sulmuesin Antoine Griezmann nga Atletico Madridi.
Derisa ‘Los Rojiblancos’ vazhdojnë të deklarojnë se nuk do të pranojnë klauzolën e paguar prej 120 milionë euro për shkak se marrëveshja ishte arritur në muajin mars, është Sociedadi që do të pranojë një tarifë vërtetë volitshme, transmeton portali arbresh.info.
Nga shuma e përgjithshme prej 120 milionë e depozituar, 24 milionë euro shkojnë për skuadrën me bazë në Basque.
Real Sociedadi siguron një tarifë të tillë për shkak se kishin përfshirë një klauzolë prej 20 për qind të përfitimeve në rast të shitjes kur francezi iu bashkua Atletico
Transferimi i tij te skuadra e Diego Simeones ishte finalizuar në verën e vitit 2014./arbresh.info/
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...