Google ADS

Zidane rikthehet në Spanjë për arsye personale

17:03 | 12 Korrik 2019
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është larguar nga kampi i stërvitjeve parasezonale në Montreal për arsye familjare.

Gjiganti spanjoll është duke përgatitur për sezonin e ri në La Liga para se të nisen për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të luajtur në Kupën Ndërkombëtare të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Në një deklaratë të shkruar nga klubi thuhet:

“Trajneri jonë, Zinedine Zidane është larguar nga baza e stërvitjeve parasezonale në Montreal për arsye personale”

“Deri në rikthimin e tij, seancat stërvitore të skuadrës do të mbikëqyren nga asistenti i tij, David Bettoni”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme