Qyteti i Klinës sot ka pritur një mysafir të veçantë.
Është futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Shkëlzen Gashi, që ka qëndruar gjatë ditës së sotme (e premte) në këtë qytet.
Shkëlzen Gashi, me propozim të kryetarit të komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe me miratimin e këshilltarëve komunal, në një seancë solemne të kuvendit komunal, i është ndarë titulli “Nderi i Qytetit”.
Gashi është nderuar për nderin që i ka bërë qytetit dhe qytetarëve të Klinës, gjatë karrierës së tij me Kombëtaren Shqiptare dhe me ekipe të ndryshme të futbollit në botë.
Gashi ishte pjesë kyçe e suksesit të Kombëtares Shqiptare, që në vitin 2016 shkroi historinë, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian që u mbajt në Francë.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë