Sot është bërë vënia e gurthemelit të xhamisë në fshatin Shupkovc, iniciativë e ndërmarrë nga qytetarët, Bashkësia Islame dhe në mbështetje të Komunës së Mitrovicës.
Me rastin e vendosjes së këtij gurthemeli ishte i pranishëm kryetari i komunës, Agim Bahtiri, zv.ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Gjergj Beka, kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Irfan Krasniqi, drejtori për Urbanizëm, Besnik Beka, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, përfaqësues nga Bashkësia Islame dhe banorë të këtij fshati.
Në fjalën e tij kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka uruar vënien e gurthemelit të Xhamisë në fshatin Shupkovc, duke thënë se ndërtimi i kësaj xhamie si një shtëpie e Zotit do të sjell vetëm paqe dhe harmoni për banorët e kësaj fshati.
Po ashtu kryetari Bahtiri theksoi se që nga fillimi e deri më sot xhamitë kanë pasur një rol qendror për pastrimin shpirtëror të shoqërive dhe bashkimin mes njerëzve, duke shtuar se xhamitë janë edhe vende ku mësohet drejtësia, dashuria, mëshira dhe respekti.
Ndërsa kryetari i Bashkësisë Islame, Irfan Krasniqi, në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame falënderoi kryetarin Bahtiri për mbështetjen e tij duke thënë se vënia e këtij gurthemeli të kësaj xhamie do të shërbej për një edukim të mirëfilltë fetar.
“Ky objekt do të rrezatoj harmoni, vëllazëri dhe paqe për të gjithë qytetarët”, tha kryetari i Bashkësisë Islame, Irfan Krasniqi./Arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...