Google ADS

Kadri Veseli nuk përgjigjet rreth krizës së koalicionit

13:06 | 12 Korrik 2019
Arbresh.info

Pas pothuajse 2 ore ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Ndonëse në këtë mbledhje nuk kanë marrë pjesë dy partitë opozitare LDK e VV, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për një sër çështjesh por që nuk kanë vendosur për datën e ndonjë seance.

” Kemi trajtuar një sër qeshjesh kemi aprovuar disa kërkesa nuk kemi seancë të përcaktuar ende”.

E i pyetur për iniciativën e tij për verifikimin e veteraneve, Veseli është përgjigjur se me këtë po mundohet të e pastroj emrin e Luftës së UÇK-së.

“Ushtria e Kosovës është vlerë e kombit tonë statusi i luftëtarit është i shenjt askush nuk ka të drejt më abuzu më ta. Ndihuni krenar me luftën e juaj dhe askush nuk ua ka mohuar. Kjo iniciativë e imja është më i ndal abuzuesit më statusin e veteranëve. Unë nuk do të lejoj që luftëtari të jetë lëmosh dhe paga e tij të jetë vetëm 170 euro”.

Ndonëse ka thënë se nuk ka konsensus aktual për arritjen e një marrëveshje me Serbin dhe fillimin e dialogut, Veseli i ka ikur pyetjes për gjendjen e koalicionit.

Ai nuk është përgjigjur nëse ka krizë brenda koalicionit Qeverisës.

“Kosova ka prioritetet për Qeverisje më të mirë dhe luftimin e korrupsionit kjo është perspektiva. Ne do të jemi çdoherë për dialog. Nuk besoj që aktualisht kemi një klimë të favorshme për konsensus të përbashkët. Ne bashkërisht duhet të luftojmë korrupsionin lidhur me liberalizmin e vizave është qëshje e Kosovës dhe ka të bëjë më shumë më BE. Miqtë tanë evropian duhet të jenë më korrekt në ne”, ka thënë ai.

Ndryshe për dallim nga LDK e VV në  mbledhje të Kryesisë së Kuvendit  ka marr pjesë partia tjetër opozitare PSD.

Kujtojmë se jave  e kaluar dy partitë opozitare kanë bojkotuar të gjitha mbledhjet e Kryesisë dhe seancat parlamentare deri sa si kanë thënë ata mos të mirën vesh për datën e zgjedhjeve të parakohshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme