Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj në Grand Prix Budapest.
‘Mbretëresha’ e xhudos në këtë kompeticion po garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku shihet favorite për të artën.
Raundin e parë në këtë turne Kelmendi e kaloi pa duel, kurse në raundin e dytë kishte punë me meksikanën Luz Olvera.
Meksikanja e nisi më mirë këtë duel, duke i fituar një poen kosovares, por Majlinda përmbysi gjithçka fillimisht me një poen, pastaj me IPPON për ta mbyllur duelin shkruan Lajmi.net
Olvera ishte e pafuqishme ta ndalte kosovaren Kelmendi, e cila tashmë kalon në çerekfinale të kësaj gare, ku pret fituesen e çiftit Karolina Pienkoëska – Nahomys Acosta Batte.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?