Zezoni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës mund të jetë edhe fundi i Qeveris Haradinaj.
Zërave të opozitës se vendi ynë duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme pasi që kjo Qeveri nuk i ka numrat e mjaftuar ju kanë shtuar dit ëve t ë fundit edhe vet ë pozita.
Në një përgjigjej për Arbresh.info, deputeti i NISMA-s ë, Zafir Berisha, ka thënë se në raste se nuk gjendet konsensus për funksionalizimin normal të Kuvendit, atëherë para pushtetit partitë duhet të mendojnë për shtetin.
Ndonëse pranon se brenda koalicionit nuk kanë diskutuar për këtë.
“S’kemi bisedua, por nëse nuk gjendet medues për funksionimin normal të Kuvendit atëherë në fillim të sesionit vjeshtor të Kuvendit duhet shtruar seriozisht këtë çështje sepse mendoj para pushtetit duhet te mendojmë për shtetin”.
Tutje deputeti Berisha ka shtuar se duhet të mendohet për zgjedhje të parakohshme jo pse po kërkon opozita, por se Kuvendit nuk është në krye të përgjegjësisë.
Ai thotë se partitë duhet të ulen në një tryezë dhe të vendosin për një marrëveshje politike që do të dërgonte në zgjedhje të parakohshme.
“Jo duhet të shkojmë, por duhet të mendonim edhe për zgjedhje të parakohshme jo pse po kërkon opozita por sepse Kuvendi nuk është në krye të përgjegjësisë dhe për këtë mazhorancës duhet me analizu seriozisht, nuk duhet me përjashtu një tryezë të partive parlamentare dhe në zgjedhje me shku me marrëveshje politike”, ka përfunduar Berisha.
Por ndryshe deputeti i NISMA-s ë, thotë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka theksuar se marrëdhëniet me NISMA-n ë nuk janë rrezik për Qeverinë.
“Në rase të caktuara ka debate në mes partive, por nuk paraqesin qëndrimin e partnerëve të koalicionit. Kam respekt për Limajn dhe bashkëpunimin tonë”, ka deklaruar Haradinaj.
Kujtojmë se edhe përkundër deklarimeve të liderëve të AAK-s ë e NISMA-s, polemikat dhe deklaratat kundërthënëse janë duke vazhduar mes deputetëve të këtyre dy partive tash e disa ditë.
Ishin Muharrem Nitahj e Haxhi Shala ata të cilët vunë në pah se jo çdo gjë po shkon mirë brenda koalicionit.
Përplasja ndërmjet këtyre dy deputetëve kishte nisur kur Muharrem Nitaj kishte thënë se po flitet që NISMA do t’i bashkohet PDK-së.
E reagimi ndaj kësaj deklarate ishte i menjëhershëm nga deputeti i NISMA-s ë, Haxhi Shala.
Sipas Shalës “veç në Kosovë ndodh që një deputet shërbehet me fjalë të çarshive”.
Së fundi, NISMA-s ju ka larguar edhe deputeti Milaim Zeka, qëndrimi i të cilit tashëm dihet në lidhje me rrëzimin e qeverisë. Ai e ka premtuar votën pro mocionit nga shtatori i këtij viti./V.Selimi/arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...