Kandidatja për presidente të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në paraqitjen e saj para fraksioneve politike në Parlamentin Evropian e ka lavdëruar Maqedoninë e Veriut si një shembull të shkëlqyer.
“Ballkani Perëndimor duhet të merren më seriozisht, ndërsa Maqedonia e Veriut është një shembull i shkëlqyer nga arritjet pozitive”, tha kandidati për presidente të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë takimit me liberalët evropianë, shkruajnë mediat gjermane, raporton Deutsche Welle në gjuhën maqedonase.
Von der Leyen, siç përcjellin, u zotua të hapë dyert drejt vendeve të Evropës Lindore dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilët kërkojnë anëtarësim në BE dhe në veçanti theksoi Maqedoninë e Veriut si një “shembull të ndritshëm” për atë se “çfarë është e mundur për të arritur, kur njerëzit para vetes kanë qëllim të përcaktuar qartë: në rastin e anëtarësimit në BE”, dhe shprehu besimin se duhet më seriozisht ti qasen Ballkanit.
Ajo është duke u përpjekur të marrë mbështetje nga grupet parlamentare në Parlamentin Evropian për kandidaturën e saj. Për të qëndruar në krye të Komisionit, kërkohet shumica e votave nga gjithsej 751 deputetë në parlament.
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...