Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se nuk kanë pritur që lideri i tyre të goditej nga zyrtarë të AAK-së.
Sherifi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se deklarata e Nitajt për Limajn është një tentim për të hedhur diçka në çarshi.
“Të thuash flet çarshia është tentim për të hedhur diçka në çarshi. Pra edhe nëse nuk ke dëgjuar diçka në çarshi, ti mjafton ta thuash dhe pastaj çarshia flet”.
Sherifi duke folur për kronologjinë ngjarjeve thotë se në zgjedhjet e vitit 2014 NISMA i kishte të gjitha mundësitë të shkonte në koalicion me zotin Thaçi në atë dhe të formonin Qeverinë dhe t’i vazhdohej atij mandati.
“Por në vitin 2014 në u përcaktuam ta mbështesim zotin Haradinaj në projektin opozitar dhe u bëmë bashkë LDK, AAK, NISMA dhe më pas na u bashkëngjit edhe Vetëvendosje. Ai bllok kishte vota të mjaftueshme por të gjithë i dimë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Sherifi thotë edhe pas largimit të LDK-së e VV-së nga blloku i asaj kohe, NISMA i qëndroi besnik koalicionit me AAK-në.
“Ne vazhduam këtë partneritet derisa Ramushi na çoi në koalicion me PDK-në. Ne ishim zotuar se do ta mbështesnim Ramushin për kryeministër…Ramushi e luti Fatmirin “aman mos ma prishë, e kemi një mundësi”.
Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate thotë se Ramushi kishte thënë se PDK-ja po vjen te projekti ynë i përbashkët duke e Bindur NISMA-n t’i bashkohej bllokut.
“Prandaj nga kushte mund të priten goditje të tilla të ulëta, por nuk duhej të vinin nga zyrtarë të AAK-së me apo pa qëllim. Janë gjëra të papranueshme”, tha ndër të tjera Bilall Sherifi.
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...