Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se kjo Ministri po bënë bllokim politik për sallën koncertale në Prishtinë.
Në reagimin e MIE thuhet se kjo Ministri nuk është institucioni që bën ridestinimin e mjeteve të BE, prandaj sipas tyre nuk është e vërtetë që MIE ka kërkuar nga BE ridestinimim e mjeteve financiare të parapara për ndërtimin e sallës së koncerteve.
Sipas reagimit kjo Ministri i ka dërguar shkresë Kryetarit Ahmeti duke i kërkuar që t’i informojë për gjendjen mbi lokacionin e sallës së koncerteve. Ndërsa sipas tyre Ahmeti, nuk është përgjigjur asnjëherë në kërkesën që i është bërë.
Ndërsa kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Ministria e Integrimeve krye në vete i ka dërguar letër BE-së për ridestinimin e 15 milion eurove të fondit IPA 2019.
“Ministria e Integrimeve Evropiane ka dërguar letër në BE për të ridestinuar mjetet për Sallen Koncertale në Prishtinë. Kur kemi kontaktuar kryeministrinë, thonë se nuk janë në dijeni për veprimin e Ministres. Në BE thonë se për herë të parë letra është dërguar direkt në Bruksel e jo përmes zyrës së BE në Prishtinë. Meqenëse tani edhe e kemi marr letrën jozyrtarisht nga Brukseli, kjo nuk mund të jetë asgjë tjetër pos tentim bllokim për arsye politike. Zyra e BE na ka informuar se nuk do të heqin dorë edhe pse pas kërkesës sê qeverisë duhet të diskutohet salla në IPA fondet 2019”, ka shkruar në Facebook Ahmeti.
Ndryshe në emisionin “Përballje” në tetor të vitit të kaluar është diskutuar për ndërtimin e sallës koncertale në Prishtinë, si dhe për problemi me ndërtimin e kësaj salle, dhe për mundësinë e humbjes së donacionit Bashkimi Evropian prej 15.4 milionë euro për këtë sallë koncertale.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Dëshirojmë të informojmë opinionin publik që Ministria e Integrimit Evropian (MIE) nuk është institucioni që bën ridestinimin e mjeteve të BE, prandaj nuk është fare e vërtetë që MIE ka kërkuar nga BE ridestinimim e mjeteve financiare të parapara për ndërtimin e sallës së koncerteve. Sa për informacion, Menaxhimi i fondeve të BE-së në Kosovë është i formës së centralizuar, pra është BE ajo që vendos për fonde të saj e jo Kosova.
Prandaj, ne kemi punuar intensivisht me Komunën e Prishtinës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Zyrën e BE-së në Prishtinë për të gjetur lokacionin e nevojshëm për ndërtimin e sallës. Përpos takimeve që kemi pasur, më 2 maj 2019 Ministria e Integrimit Evropian i ka dërguar shkresë Kryetarit Ahmeti duke i kërkuar të na informojë për gjendjen mbi lokacionin e sallës së koncerteve. Kurse Kryetari Ahmeti, nuk është përgjigjur asnjëherë në kërkesën tonë, ndërkohë që tash paraqitet si i brengosur.
Meqë lokacioni i propozuar nga Komuna e Prishtinës nuk i kishte të zgjidhura të gjitha çështjet pronësore juridike, Zyra e BE-së na ka njoftuar që mjetet financiare që ishin të parapara për ndërtimin e sallës së koncerteve në kuadër të pakos IPA 2019, do të ridestinohen për Dekomisionimin e Kosovës A, projekt ky po ashtu në kuadër të IPA 2019 dhe i cili sipas vlerësimeve paraprake të Zyrës së BE-së po del të jetë më i shtrenjtë se sa ishte paraparë.
Ndërkohë që, sipas Zyrës së BE-së, kur të gjendet lokacioni tjetër për sallën e koncerteve, atëherë BE do të ndajë mjetet e nevojshme financiare në kuadër të fondeve në ardhje IPA III 2021-2027. Pra, edhe pse Zyra e BE-së ka bërë ridestinimin e mjeteve financiare, ajo çfarë është e rëndësishme këtu është fakti që mjetet nuk janë humbur, por gjithashtu MIE nuk ka shkruar letër për ridestinim, por ka qene BE-ja që ka vendosur dhe na ka njoftuar lidhur me këtë vendim. Kryetari Ahmeti mos angazhimin e vet për të gjetur një lokacion tjetër për ndërtimin e sallës nuk mund ta mbuloj me shfajësim dhe hedhje të fajit aty ky nuk është!
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...