Meghan Markle kritikohet për mënyrën sesi mbajti të birin

19:42 | 11 Korrik 2019
A. B.

Meghan Markle është sulmuar për mënyrën sesi e mbajti djalin e saj të porsalindur Archie Mountbatten-Windsor gjatë shëtitjes së parë publike të foshnjës.

Mamaja e re 37-vjeçare u fotografua duke mbajtur djalin e saj dhe duke e puthur në kokë, ndërsa mbërriti në Billingbear Polo Club në Wokingham, Surrey, të mërkurën për të ndjekur ndeshjen e princit Uilliam dhe Harry.

Por duket se, mënyra sesi ajo mbajti të birin ka sjellë reagime të ashpra.

“-Meghan duket sikur po e lëshon atë.

-Mënyra sesi po e mban Archien, e frikshme.

-Ajo duhet t’i kishte vënë një kapele dhe t’i kishte veshur çorape fëmijës së gjorë.

-Ajo nuk është në gjendje ta mbajë fëmijën.

-Mund t’i thoni se ajo nuk kujdeset për fëmijën e saj. Çfarë lloj nënë e mban fëmijën e saj në këtë mënyrë?

-Unë nuk e pëlqej këtë vajzë, por ju nuk mund ta sulmoni sepse nuk e mban dot foshnjën e saj. Ajo është ende e re.”,– ishin disa nga komentet drejtuar Meghanit në Instagram.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme