Në fillim të mbledhjes së 110-të, Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka mbajtur një minutë heshtje në nderim dhe respekttë viktimave në 24 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës.
Pika e parë që mori aprovimin e kabinetit qeveritar ishte Rregullorja për Integrimine të Huajve, e cila përcakton procedurat, kriteret dhe institucionet përgjegjëse për integrimin e të huajve në jetën sociale, ekonomike dhe kulturore në Republikën e Kosovës.
Rregullorja për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave, mori aprovimin e kabinetit qeveritar. Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i procedurave për shqyrtimin administrativ të akteve të komunës, si dhe obligimeve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ministrive të linjës dhe institucioneve tjera përgjegjëse për këtë proces.
U miratua edhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme/Ndërtesës-Lokaleve Afariste të cilat janë nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Sheshit të Qytetit” në Obiliq si dhe vendimi Preliminar për shpronësim të pronave të paluajtshme të ish ndërmarrjes OBP “Produkt” Zona Kadastrale Polac i Ri në Skenderaj, të cilat preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i Parkut të Biznesit”.
Kabineti Qeveritar aprovoi në parim Nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Portugalisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për promovimin dhe
mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve. Miratimin e Qeverisë së Kosovës e mori edhe propozimi i Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, që në Programin Legjislativ për vitin 2019 të përfshihet edhe Projektligji për Gjykatën Komerciale. Themelimi i kësaj Gjykate del si rezultat i analizave të procesit të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, rezultate këto që rekomandojnë fuqishëm themelimin e kësaj gjykate.
Poashtu, me propozim të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në mbledhjen e sotme aprovimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi për pagesën e pensionit të papaguar për vitet 2011 – 2015, në vlerë prej 18 mijë euro për bashkëshorten e Ismet Jasharit – komandant “Kumanovës”.
Në fund të mbledhjes kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, sqarim lidhur me kërkesën dhe propozimin e Komunës së Gjilanit lidhur me çështjen e ujit të pijes në këtë komunë, dhe një kërkesë të K.R.U Gjakova lidhur me buxhetin e paraparë për renovimin e gypave në këtë ujësjellës. Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se ndërrimi i gypave të azbestit është projekt jetik për qytetarët e komunës së Gjakovës dhe si ministri e Financave në proceset e ardhshme buxhetore, po edhe gjatë këtij viti, pas krijimit të rrethanave ligjore janë të gatshëm për mbështetjen e këtij projekti dhe adresimin e kësaj çështje. /arbresh.info/
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...
Hoteli në Prishtinë vjedh 21,000 euro energji elektrike, KED...