Google ADS

Ministri Tahiri priti në takim lamtumirës shefen e EULEX-it

16:42 | 11 Korrik 2019
A. B.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, znj. Alexandra Papadopoulou.

Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri ka vlerësuar lartë mbështetjen që ka ofruar misioni EULEX dhe shefja e këtij misioni, znj. Papadopoulou duke krijuar një partneritet të ngushtë në perspektivën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

“Ka qenë një periudhë vendimtare për shkak të përfundimit të mandatit ekzekutiv të EULEX dhe kalimit të gjitha kompetencave në duart e institucioneve vendore, tranzicion ky për të cilin kemi pasur mbështetjen e plotë të zonjës Papadopoulou” ka vlerësuar Ministri Tahiri.

Ministri Tahiri theksoi se institucioni të cilin ai e drejton do të vazhdojë të bashkëpunojë me misionin e EULEX në rolin këshillëdhënës dhe monitorues, me qëllim të fuqizimit të sundimin e ligjit dhe zbatimit të reformave që janë ndërmarrë, përfshirë masat e agjendës “Drejtësia 2020”.

Në anën tjetër, znj. Papadopoulou është shprehur se bashkëpunimi në fushën e drejtësisë gjatë mandatit të saj ka qenë i shkëlqyeshëm, duke theksuar njëkohësisht  se EULEX do të vazhdon të ketë bashkëpunim të përgjegjshëm në çështjet me interes për Kosovën. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme