Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt.
Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e dy shteteve në fushën e sigurisë, në avancimin e institucioneve të sigurisë me qëllim të luftimit të krimit në përgjithësi.
Më këtë rast, ministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Heldt për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Gjermania për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj.
Ndërsa ambasadori gjerman, z. Christian Heldt, theksoi se shteti gjerman do të vazhdojë me përkrahjen e saj, e në veçanti në afrimin e Kosovës me standardet e BE-së në të gjitha sferat e sigurisë publike./Arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë