Haradinaj: Biseda e Zaev s’është risi, liderët e Ballkanit i frikësohen ndryshimit të kufijve

14:48 | 11 Korrik 2019
M. A.

Edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka komentuar bisedën telefonike të Zoran Zaev-it i cili flet për ndarjen e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se këto deklarata nuk janë ndonjë risi. Sipas tij këto janë pikëpamjet e Zaev për kufijtë e Ballkanit.

Kryeministri ka thënë se liderët e Ballkanit i frikësohen ndryshimeve të kufijve.

“Ne takime të udhëheqësve të Ballkanit perëndimor shprehen mendimet. Te gjithë i shqetësohen lëvizjeve mes kufijve”.

“I dëgjova këto deklarime. Këto nuk janë ndonjë risi. Këto janë pikëpamjet e Zaev-it”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme