Një skandal është duke e shoqëruar ministrinë e Infrastrukturës për tenderin “Sinjalizim dhe mirëmbajtja në rrugët nacionale dhe rajonale të Kosovës”.
Shteti po i kontribuon rrezikut në trafikun rrugor. 23 persona u arrestuan për aferën e patentë shoferëve, 16 nga ta ishin zyrtarë të ministrisë së Infrastrukturës. Në paraburgim është edhe personi kyç i MIT-së, Filize Krasniqi, drejtoreshë e Departamentit për Patentë Shofer.
Po vjen viti i dytë, dhe ministria e Infrastrukturës po e mbanë peng për hesape të veta tenderin për sinjalizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në rrugët nacionale dhe rajonale të Kosovës.
Rrjedhimisht që nga viti 2017, Ministria nuk e ka një kompani të angazhuar për sinjalizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në rrugët nacionale dhe rajonale të Kosovës. Qindra kilometra rrugë të cilat janë nën përgjegjësinë e ministrisë së Infrastrukturës, janë pa mirëmbajtje.
Lajmi.net para disa ditëve ka raportuar se sinjalizimi i 700 kilometrave rrugë nacionale nuk mirëmbahet nga askush, pasi Ministria po tenton që të shpërblejë me kontratë një kompani që është e afërt me një zyrtar të lartë që punon aty
Ramadan Mazrekaj është zyrtar i lartë për siguri rrugore në drejtorinë për Menaxhimin e Rrugëve të ministrisë së Infrastrukturës.
Ai është njëri prej zyrtarëve i cili ka shkruar kriteret teknike për tenderin “Sinjalizim dhe mirëmbajtja në rrugët nacionale dhe rajonale të Kosovë”, që është i ndarë në disa lot (pjesë). Një lot të këtij tenderi e ka fituar kompania e cila menaxhohet nga vëllezërit e Ramadan Mazrekaj, “Select Prima”, e cila zyrtarisht është e regjistrua në ermin e Idriz Përgjegjaj, dhëndrit (burrit të motrës) të Ramadanit Mazrekaj. Tenderi peshon mbi 2 milionë euro dhe është kornizë për tri vite. Derisa në mars të vitit të kaluar janë nënshkruar kontrata për shumicën e pjesëve, lot 2 dhe lot 3 kanë mbetur duke u endur dyerve të “Gjykatës së tenderëve” – Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Ministria e Infrastrukturës, ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Select Prima” për lot 8 ndërkohë, po pret që të nënshkruaj edhe për lot 2. Ndonëse, OSHP-ja gjeti shkelje për këtë pjesë dhe e urdhëroi ministrinë që lëndën ta kthejë në rivlerësim bashkë me lot 3, të cilën e fituan konserciumi “Arbotec” & “Malsija”, ka disa muaj që Ministria është duke e mbajtur procesin pezull dhe nuk po e respekton vendimin e OSHP-së. Si rrjedhojë shumë rrugë kanë mbetur pa mirëmbaje të sinjalistikes.
Ministria kundër njoftimit të vetë
Më datë 09.04.2018, Zyra e Prokurimit të MIT-së e kishte shpallur fitues për tri lote kompaninë “Select prima”, për lot 2, lot 3 dhe lot 8. Më pas ka pasur ankesa vazhdimisht në OSHP. Për lot 8, ministria e kishte nënshkruar kontratën, të cilën është duke e aplikuar edhe tash. Për lot 2 dhe 3, OSHP kishte marrë vendim që tenderët të ktheheshin në rivlerësim, pasi kishte miratuar ankesat e kompanive ankuese duke konstatuar kështu shkelje të ligjit. Ministria e kishte zbatuar këtë urdhër, dhe më 25.06. 2018 për lot 2 përsëri e kishte shpallur fitues “Selct Prima”, ndërsa për lot 3, grup i Operatorëve Ekonomik: “Arbotec” SH.P.K.; N.P.G. “Malsija”.
Përsëri ka pasur ankesa në OSHP nga kompanitë ankuese me të njëjtat pretendime për shkelje të ligjit dhe si rrjedhojë Ministria nuk ka mundur të nënshkruaj kontratën, pasi lënda ka përfunduar në OSHP. Ky organ ka konstatuar shkeljet e njëjta dhe ka lëshuar vendim të njëjtë. Ministria e ka anuluar njoftimin e vetë dhe ka mbajtur në rivlerësim tenderin për 4 muaj. Më datë 27.08. 2018, ka bërë njoftim për ‘dhënie të kontratës’, pasi e kishte rivlerësuar tenderin, dhe përsëri i kishte shpallur “Select prima” fitues për lot 2 dhe për lot 3 grupin e operatorëve ekonomik “Arbotec” SH.P.K.; N.P.G. “Malsija”.
Përsëri ka pasur ankesa nga kompanitë për shkelje të njëjta. Dhe përsëri OSHP-ja ka marrë vendim të njëjtë, që lënda të kthehet në rivlerësim dhe mos të shpërblehen me kontratë ato kompani për lot 2 dhe 3, pasi ishin të pa përgjegjshme.
Në fillim të muajt prill, Ministria ka lëshuar njoftim për ‘anulimin e aktivitetit të prokurimit’ për lot 2 dhe lot 3, me arsyetimin se nuk ka asnjë ofertë të përgjegjshme, ani pse disa herë kishte shpallur fituesit. Tash, Ministria e ka përdorur të njëjtin arsyetim sikurse të kompanive ankuese kur e ka eliminuar nga gara kompaninë “Select Prima” për lot 2 dhe “Arbotec” & “Malsija”.
Më këtë vendim nuk janë pajtuar kompanitë e lartcekura dhe janë ankuar në ministri, por Ministria e ka hedhur poshtë ankesën tyre, në muajin maj kompanitë janë ankuar në OSHP. Më 19 qershor OSHP-ja ka aprovuar ankesat e kompanive dhe e ka urdhëruar Autoritetin kontraktuese që ta anulojë njoftimin për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimi dhe lënda të kthehet në rivlerësim, kundruall vendimeve të më hershme të OSHP-së.
Tash, Ministria ka vendosur që ta ktheje përsëri në rivlerësim tenderin për lot 2 dhe lot 3 dhe mbetet të shihet vendimi i saj. Ndërkohë, njoftimi i fundit i prokurimit të MIT është se ka kërkuar që të zgjatet validitetit të ofertave për këto dy lote.
Ministria ka bërë njoftim për kontratë për këtë tender me datë 4 gusht 2017. Ndërsa, më datë 4 shtator 2017 është bërë hapja e ofertave.
Raportimi i më hershëm i lajmi.net
I gjithë tentimi i ministrisë ka të bëjë se me çdo kusht ka dashur ta shpërblejë me kontratë kompaninë “Select Prima”. Të dhënat tregojnë se kompania “Select Prima”, e cila për pronar me letra e ka Idriz Përgjegjajn, më parë në disa raste është përfaqësuar nga vet zyrtari i ministrisë Ramadan Mazrekaj dhe vëllezërit e tij, Mujë dhe Emrush Përgjegjaj dhe kjo kompani ka gjashtë vite që fiton tender në ministri të Infrastrukturës të cilët që kanë të bëjnë me sinjalistikën.
Lajmi.net ka adresuar një serë pyetjesh në adresë të Ramadan Mazrekajt, lidhur me këtë tender dhe me pronësinë e kompanisë “Select Prima”, por Mazrekaj nuk ka kthyer përgjigje.
Gjatë gjykimit të tenderi në OSHP, si përfaqësues i kompanisë “Select Prima” ishte paraqitur Emrush Mazrekaj , vëllai i zyrtarit të ministrisë së Infrastrukturës, Ramadan Mazrekajt. Kjo dëshmohet edhe nga një procesverbal i OSHP-së.
Kompania “Select Prima”, ishte hapur si biznes në emrin e Ali Aliaj, dhëndrit të familjes Mazrekaj, por ishte shuar dhe ishte rihapur përsëri më 14 gusht 2014, për t’u paraqitur si person i autorizuar Idriz Përgjegjaj, dhëndri tjetër i Ramadan Mazrekajt.
Madje, tek biznesi i parë i shuar, që ka qenë në emrin Ali Alijaj, numri i vendosur i telefonit kontaktues ka qenë i Mujë Mazrekaj, vëllait të Ramadanit.
Kurse vet zyrtari Ramadan Mazrekaj në vitin 2013 kërkonte këshilla (në një faqe të internetit menaxhimi.com), se si të bëhej menaxher i suksesshëm. Në kërkesën e tij, bërë mësuesit të menaxhmentit që administronte këtë faqe, figuronte edhe emri i kompanisë “Select Prima” dhe e-maili i tij personal.
Ramadan Mazrekaj, pos që është zyrtar i lartë në ministri. Është edhe profesor i asocuar në Universitetin e Prishtinës. Ligji për shërbimin civil ka paraparë kufizime në këtë rast, nuk lejon që një person të ushtrojë dy funksione të shkërbimit civil në të njëjtën kohë. /Lajmi.net/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën