Takohen Haradinaj e Limaj, diskutojnë për zhvillimet politike

13:50 | 11 Korrik 2019
V. S.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim sot më zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj.

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka treguar se në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Postimi i plotë:

Takim pune me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, për të diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe për të bashkërenduar agjendën qeverisëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme