Google ADS

Pamje nga stuhia në Greqi që morri jetën 6 turistëve

12:06 | 11 Korrik 2019
Arbresh.info

Tornado dhe stuhi shumë të fuqishme goditën mbrëmë Greqinë.

Gjashtë turistë raportohen të vdekur, dy prej të cilëve janë fëmijë, ndërsa numri i të lënduarve është afër 100.

Pemët janë çrrënjosur, veturat janë përmbysur ndërsa motoçikletat janë bartur tërësisht nga erërat shumë të fuqishme që goditën Halkidikin, një qytet afër Selanikut.

Pamjet nga Halkidiki, që është qytet bregdetar në detin Egje, tregojnë se si rrufeja godet ndërtesat ndërsa në të njejtën kohë era lëviz makinat e parkuara.

Këso moti kaq ekstrem është i pazakontë në Greqi, ku vera është shumë e nxehtë dhe e thatë. Meteorologjisti Klearxos Marousakis përshkroi kushtet atmosferike si shumë të pazakonta për këtë sezonë.

Ndërsa disa persona tjerë të intervistuar nga mediat lokale tregojnë se kurrë nuk kanë përjetuar stuhi të tilla. Stuhia tani është qetësuar dhe parashikohet që shiu të ndalet këtë të enjte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme