EUROPOL hap zyrën në Shqipëri

11:59 | 11 Korrik 2019
Arbresh.info

Zbulimi i disa grupeve kriminale shqiptare që kanë baza në Europë, por sidomos paratë vijnë dhe i pastrojnë në Shqipëri, ka bërë që EUROPOL të hapë zyrën e tij në Shqipëri. EUROPOL do të ketë një oficer ndërlidhës në Shqipëri, për të dhënë informacione në kohë reale.

Ardhja e EUROPOL në Shqipëri është konfirmuar në një aktivitet në Policinë e Shtetit, ku ishin të pranishëm ministrI i Brendshëm Sandër Lleshaj, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca dhe Drejtori i Policisë Ardi Veliu.

Luigi Soreca u shpreh se EUROPOL do të ndihmojë më shumë Shqipërinë për sa i përket krimit të organizuar.

“Jam më shumë i bindur se puna e EUROPOL do jetë shumë e mirë në bashkëpunimin me policinë shqiptare. Ne do të ndihmojmë Shqipërinë për të pasur më shumë rezultat. Edhe mbështetja në aspektin teknologjik është mjaft e rëndësishme për të çuar në një tjetër nivel bashkëpunimin dhe sigurinë në vend”, – tha Sorca.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se: Ne na duhet të sigurojmë që angazhimi për të shkëmbyer informacion të mos ndodh thjesht në nivelin e deklaratave politike, por edhe në praktikën e përditshme. Në njëfarë mënyre, duhet një thyerje e murit të fjalëve, një thyerje e ‘sound barrier’, siç thuhet në gjuhën e aviacionit.

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u shpreh: Në vitit 2018 nga EUROPOL janë zhvilluar 8 operacione ndërsa gjatë këtij gjashtë mujori janë zhvilluar 12 operacione, 3 prej të cilëve vetëm gjatë tre muajve të fundit. Në këto operacione edhe policia shqiptare ishte pjesëmarrëse njësoj si homologët e saj./mapo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme